Ora News - Përplasje në Kuvend, kritikët e Bashës refuzojnë kandidimin, japin dorëheqje
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ricikloi sërish një përplasje të kritikëve me Lulzim Bashën. Përjashtimi i kritikëve kryesorë, solli që një pjesë e kritikëve të tjerë të dorëhiqen nga kandidimi edhe pse Lulzim Basha i kishte përfshirë në listë.

Partia Demokratike, ka thirrur më shumë se 7 mijë delegatë në Kuvend për të votuar 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Mes 352 kandidatëve, Lulzim Basha përfshiu ish-deputetët dhe ish-anëtarët e Këshillit, mes tyre edhe kritikë të tij.

Por pavarësisht tentativës së ti mbajtur në parti, pjesa më e madhe e tyre dhanë dorëheqjen.

Ish-deputeti Keltis Kruja dhe funskionarët Edit Harxhi, Genti Minarolli, Edvin Kulluri, Valbona Mezini, Fabian Topollaj dhe Erla Mëhilli, deklaruan dorëheqjen nga kandidimi, dhe garën e cilësuan farsë.

Por më herët Lulzim Basha la jashtë listës kritikët kryesorë të tij, si ish-deputetët Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Genc Ruli dhe Astrit Patozi.

Dy kritikë të Bashës, të cilët do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, janë Jozefina Topalli dhe Eduard Selami, në cilësinë e ish-kryetares së Parlamentit dhe ish-kryetar i partisë.

Përballë largimeve në sy ranë dhe rikthimi i disa emrave dhe demokratëve të vjetër, Aleksandër Biberaj e Gazmend Oketa, të cilët deri dje kanë qenë pjesë e FRD-së së Bamir Topit.

Këshilli i ri Kombëtar për të cilin votohet këtë të shtunë, zgjedh kupolën drejtuese duke filluar me dy nënkryetarët, kryesinë dhe sekretariatet, duke i dhënë fund procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perplasje-ne-kuvend-kritiket-e-bashes-refuzojne-kandidimin-japin-doreheqje
Recommended