Ora News - PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, Imami dhe Topalli akuza Bashës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të shtunën Partia Demokratike do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar që i hap rrugë strukturimit në bazë, duke zgjedhur Kryesinë, sekretariatet dhe nënkryetarët. Ky moment solli reagimin e kundërshtarëve të Bashës. Jozefina Topalli, i përmend Bashës familjen, ndërsa shkruan se janë ata që vendosin kandidatët. Ndërsa Araben Imami, thotë se ky Kuvend vulos përfundimisht frymën e përçarjes.

Të shtunën në orën 10:30 Partia Demroaktike ka thirrur Kuvendin Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar.

Ky moment i hap rrugë ristrukturimit të plotë të kupolës drejtuese të Partisë Demokratike, duke nxjerrë organin që zgjedh Kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet.

Janë rreth 7500 delegat të Kuvendit Kombëtar që do të votojnë për rreth 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Ky moment i rëndësishëm për strukturimin e forcës më të madhe opozitare, ka ngjallur reagimin e atyre që cilësohen si kundërshtarë të Bashës.

Ish-kryeparlamentarja Jofezina Topalli shprehet se kreu i PD Lulzim Basha ka thyer traditën demokratike 25 vjeçare pasi nuk thirri as kryesinë, as Këshillin Kombëtar për t?u konsultuar as për mbledhjen e Kuvendit të Partisë e cila do të zhvillohet nesër.

Topalli ka ngritur akuza ndaj familjes së Bashës duke u shprehur se gruaja, kunati, drejtoresha e bizneseve të kunatit, vjehrri dhe disa oligarke vendosin, se kush dhe ku do kandidojnë në emër te PD.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-mbledh-neser-keshillin-kombetar-imami-sheshet-e-mbushura-me-studente-basha

Recommended