Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare - News, lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas deklaratave të liderëve të Prishtinës për korrigjimin e kufijve dhe vendosjen e gatishmërisë maksimale në Kosovë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme Këshillin Kombëtar të Sigurisë.



Mediat serbe shkruajnë se në mbledhje, e cila zgjati 2 orë, u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe Metohi, kryesisht pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve mes dy vendeve.



Në mbledhje ishin të pranishëm kreu i inteligjencës serbe Bratisllav Gasiç, drejtori i policisë, Vladimir Rebiç, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Ljubisha Dikoviç, kryeministrja ana Brnabiç etj. E përditshmja ?Kurir? shkruan se takimi u mbajt në ditën kur bashkësia e Komunave Serbe duhet të ishte formuar.



E ndërsa Këshilli i Sigurimit Kombëtar vijonte mbledhjen mëngjesin e kësaj të shtune forca të KFOR-it janë vendosur në rrugët hyrëse të liqenit dhe hidrocentralit Gazivode, në komunën e Zubin Potokut. Jo zyrtarisht thuhet se behet fjale për një stërvitje e rregullt. Por mediat serbe shkruajnë se shqiptarët po përpiqen të marrin hidrocentrali ?Gazivodë?, ne momentin e skadimit të afatit që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës për themelimin e Komunave Serbe.



Në Prishtinë kanë qarkulluar informacione se serbët në veri do të deklarojnë autonominë, por presidenti Vuçiç një ditë më parë në një letër të hapur u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve duke i siguruara ata se nuk do te ketë stuhi te reja.
Recommended