Ora News - Skandali me Unazën e Madhe/ Vërtetohet falsifikimi i "DH Albania”, zgjidhet kontrata

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zgjidhur kontratën me kompaninë "DH Albania?, e cila kishte fituar tenderin e ndërtimit të lotit të parë të ?Unazës së Madhe".

Në një dalje për mediat, Ministri Gjiknuri konfirmoi vërtetësinë e skandalit të denoncuar në media.

Ai tha se ka marrë konfirmimin nga autoritetet amerikane se kjo kompani e ka falsifikuar një pjesë të dokumentacionit.

Gjiknuri: Në cilësinë e Ministrit udhëzova ARRSH dhe çdo institucion tjetër të varësisë sime nëse ka kontrata apo që mund të kenë kontrata me këtë kompani apo procedura tenderimi ku mund të ketë marrë pjesë të fillonin menjëherë procedurat e pezullimit dhe marrjen e masave për verifikimin e dokumentacionit të kësaj shoqërie.

ARRSH me 7 dhjetor pezulloi punimet dhe zbatimin e kontratës për lotin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës dhe ARRSH ju drejtua zyrtarisht Ministrsië së Infrastrukturës për të ndihmuar komunikimin me autoritetet amerikane në lidhje me verifikimin e pretendimeve të ngritura nga media.Me 7 dhjetor në mëngjes i jam drejtuar zyrtarisht me shkresë Ambasadës amerikane, Ministrisë së Punëve të Jashtme që edhe ajo përmes Ambasadës sonë në Uashingon të vihej në lëvizje si dhe kam kontaktuar me kërkesën time zyrtarë të Ambasadës së SHBA dhe u kam kërkuar ndihmë dhe asistencë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-me-unazen-e-madhe-zgjidhet-kontrata-me-dh-albania-gjiknuri-kerkon-hetime-nga-prokuroria

Recommended