Ora News - “Ngrirja” e Bashës, Çupi: Vendim aziatik. E keqe e madhe nëse zgjidhet sërish

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në analizën e tij për Partinë Demokratike, Frrok Çupi tha se nëse Basha zgjidhet përsëri në krye të PD kjo do të jetë një e keqe më e madhe. Vendimin e Bashës për ngrirje të funksioneve të tij në krye të PD, Çupi e konsideron si një vendim aziatik dhe jo europian.
Çupi: Më 22 korrik mund të ketë një të keqe më të madhe se kaq, dmth që mund të vijë përsëri Basha në krye të PD. Unë nuk po them se Basha është njëri pa kontribute, është njeri me kontribute, njeri me vlera, është dalluar për disa prej pikave kyçe, por vjen një moment që për arsye të tjera, jo për arsye të karakterit, formimit por vjen një moment që ndodhesh përpara murit. Ai është para një gjëje të tillë. Ne po shikojmë një tufë servilash të cilët Basha nuk është në gjendje ti thotë: Mjaft! Po shikojmë një nervozizëm të paarsyeshëm të Bashës për të qëndruar në krye të PD. Këto janë zgjidhje aziatike, janë solucione jo europianiste, të prapambetura. Ngrirje, shkrirje janë fjalor jo politik. Basha edhe gjatë fushatës ka ardhur më një fjalor të shpartalluar, të pabesueshëm, më një fjalor që nuk kishte lidhje me individin dhe kjo nuk ka lidhje me politikën. Ngrirjet shkrirjet ska lidhje me politikën, kulturalisht në sensisn politik është e paprambetur.
Analisti Çupi në studion e lajmeve të Ora News tha se Basha është përgjegjësi kryesore për humbjen e PD, që i dha edhe fitoren Edi Ramës.
Çupi: PD është më shumë se një krizë. PD e ka përhapur krizën në shoqëri, dmth i ka dhënë të drejtën shoqërisë shqiptare të konsiderohet me një kthim pas të paktën 30 e ca vjet. Ne për shkak të PD jemi kthyer në monizëm, kemi aq demokraci sa kishte Bullgaria në vitet e komunizmit. PS e ka fuqizuar PD dhe PD ka shkaktuar demokracisë dy dëme të mëdha. Ka rritur pushtetin e pakufishëm dhe ka zvogëluar në mënyrë të pakufijshme opozitën. Në ndodhemi përpara çtë thotë zoti.
Analisti Çupi kritikoi edhe listën e deputetëve të PD.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngrirja-e-bashes-cupi-zgjedhje-aziatike-e-keqe-e-madhe-nese-zgjidhet-serish/

Recommended