Ora News - Forumi Ekonomik i Tiranës, kompani vendase dhe të huaja shprehin interes

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Forumin e parë Ekonomik të Tiranës, kreu i Bashkisë Erion Veliaj, tha se kryeqyteti ka potenciale për një zhvillim të qëndrueshëm.

Ai shtoi se Kashari do të jetë zonë e lirë ekonomike, ku hapësira prej 80 hektarësh do të jetë në dispozicion të investitorëve strategjikë.
Veliaj njoftoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës do të krijojë shumë shpejt edhe shkollën më të madhe në Ballkan, sa i përket teknologjisë së informacionit.

Veliaj: Do të donim të bënim diçka pak më të sofistikuar në çështje të teknologjisë. Ambicia jonë për vitin tjetër është që të jemi ose të fillojmë ndoshta shkollën më të madhe në Ballkan sa i përket teknologjisë së informacionit.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë e vuri theksin te bashkëpunimi ekonomik rajonal.

Soreca: Është thënë dhe më parë, por më lejoni ta përsëris. Një bashkëpunim i tillë rajonal nuk është zëvendësim i integrimit europian. Përkundrazi, ai do të përshpejtojë përparimin e rajonit drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, u shpreh:

Jaka: Dhoma e Tregtisë ka paraqitur dhe oponencën e saj, por ndërkohë që ne rezervojmë dhe skepticizmin tonë se marrëveshja e CEFTA-s nuk ka funksionuar siç duhet. Është një marrëveshje që në shumicën e rasteve krijon barriera jotarifore, të cilat pengojnë shumë sipërmarrje dhe shumë vende.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/forumi-ekonomik-i-tiranes-kompani-vendase-dhe-te-huaja-shprehin-interes

Recommended