Ora News - Dy kuksianë kapen me mina me telekomandë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operacioni i koduar "Muzgu" goditi një grup që trafikonte lëndë plasëse dhe mina me telekomandë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme arrestuan në flagrancë dy shtetas, për veprën penale ?Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive? e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

Të arrestuarit janë dy qytetarë nga Kukësi, Artan Bruka, 38 vjeç dhe Halil Gjana, 26 vjeç.

"Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: tre kallpë cilindrike të mbështjellë me letër kartëpecetë dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjellës të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës ?Nokia? informon policia e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dy-kuksiane-kapen-me-mina-me-telekomande

Recommended