Report Tv-Lahuta serbe në UNESCO/ Studiuesit: Mjaft me këtë dëshpërim

  • 6 years ago
Lahuta është një instrument, i cili ka një shtrirje paneuropiane. E kanë spanjollët, portugezët, francezët, rumunët edhe ne. Është një emërtim, që vjen prej arabishtes al lahut (për lart). Fakti që është një instrument me një emër, që ka ardhur prej botës arabike dhe jo nga Lindja drejt Perëndimit, sipas studiuesve, do të thotë që është një instrument që i takon një familje të përbashkët. Pas regjistrimit të lahutës serbe (gusël) në UNESCO, si pjesë e Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit është pritur me reagime të ashpra nga shqiptarët. Megjithatë, studiuesit Shaban Sinani dhe Gjovalin Shkurtaj shpjegojnë, jo vetëm se çfarë është lahuta, por edhe se çfarë duhet bërë, që edhe kjo pasuri shqiptare të vlerësohet nga UNESCO.

Lahuta është një instrument, i cili ka një shtrirje paneuropiane. E kanë spanjollët, portugezët, francezët, rumunët edhe ne. Është një emërtim, që vjen prej arabishtes al lahut (për lart). Fakti që është një instrument me një emër, që ka ardhur prej botës arabike dhe jo nga Lindja drejt Perëndimit, do të thotë që është një instrument, që i takon një familje të përbashkët instrumentesh të përbashkët. Në këtë kuptim lahuta është shqiptare me specifikën e vet, por është edhe pjesë e një arketipi që është kjo vegël muzikore, që është shfaqur në Evropë diku nga shekulli VII-VIII, jo më herët.

Shaban Sinani, Akademik i asociuar dhe studiues
Profesor Sinani, a mund të na sillni edhe një herë në kujtesë, punën që është bërë për dosjen e Eposit Shqiptar dhe dorëzimin e saj në UNESCO?

Besoj se me punën që është bërë për dosjen e Eposin Shqiptar, si një trashëgimi e denjë për t?u dorëzuar në listën e kryeveprave jomatëriale të njerëzimit, është bërë gjithçka që duhet të ishte bërë. Është një punë që ka nisur në vitin 2008, një iniciativë ekspertësh joinstitucionale, por një vullnet i mirë i studiuesve për të shtuar një pasuri tjetër në UNESCO, sepse polifonia e Jugut dhe Eposi i Kreshnikëve do të ishin dy monumente shpirtërore, që do ta mbulonin të gjithë hapësirën shqiptare nga pikëpamja shpirtërore edhe folklorike.

Dy tre vite më pas qeveria e Kosovës me një vendim të saj ka krijuar një grup me dy apo tre veta, pastaj grupi u zgjerua edhe me tre të tjerë, nga ku u organizuan edhe dy konferenca shkencore ndërkombëtare, një prej të cilave më e madhja që është bërë ndonjëherë për eposin shqiptar.

Ministria jonë e Kulturës dhe ajo e Kosovës kanë pasur përherë dëshirë që të anëtarësoheshin së bashku, por çfarë ndodhi?

Dosja mori edhe një certifikim ndërkombëtar nga EuropaNostra. Ekipi që ka punuar për eposin në momentin që kjo dosje u certifikua me këtë çmim e ka mbaruar punën. Unë do t?ju them atë që thashë para një viti e gjysëm se: Puna jonë mbaroi këtu, tani fillon puna e veprimit shtetëror, ose ndërshtetërore, se propozimi ka qenë edhe vazhdon që të jetë i përbashkët me Kosovën. Nuk ka vend për panik apo për të krijuar alarme të paqene. Regjistrimi i guslës nga Instituti i Beogradit nuk përbën asnjë rrezik që Eposi të regjist...

Recommended