Psikologia Ornela Belba në Report TV: Fenomeni i bulizmit, mjaft i përhapur në shkollë

  • 6 years ago
ftuar në studion e Report TV, Psikologia Ornela Belba foli lidhur me problematikat e ndryshme sociale që hasin fëmijët në shkollë sot. Psikologia u ndal dhe tek fenomeni i bulizmit, i cili është shumë i përhapur në shkolla dhe një problem mjaft shqetësues për prindërit e fëmijëve, të cilët janë prekur nga bulizmi.

1. Sot dita e parë e shkollës. Gjithmonë është folur për rolin e psikologëve në shkolla, ku jemi këtë vit të ri shkollor?

Vite më përpara shërbimi quhej shërbim psikologjik, por vitet e fundit është quajtur shërbim psikosocial. Problematika që ne hasim janë të ndryshme. Përveç psikologëve, ky shërbim mbulohet dhe punonjësit social. Unë jam e lumtur që kultura e psikologut ka ndryshuar, të paktën tek fëmijët dhe adoleshentët, të cilët trokasin vetë për të shkuar tek psikologu.

2. Disa prej problemeve më të shpeshta që ndeshni me fëmijët, me adoleshentët kryesisht?

Fëmijët e vegjël kërkojnë ndihmë edhe për të rregulluar marrdhëniet me shokët, edhe kur pëlqejnë dike, pasi janë shumë të ndjeshëm në moshën e adoleshencës. Numri i divorceve është shtuar dhe ky fenomen ndikon negativisht tek ata.

3. Sa i përhapur është bulizmi në shkollat shqiptare dhe në cilat forma ushtrohet ai?

Bulizmi, është shumë e vështirë të kuptosh kur fëmijët janë të ngacmuar, pasi termi bulizëm do të thotë ngacmim, unë vetë kam dëgjuar bulizmin social, fizik , ku mund të ndodhin edhe konfrontimet. Bulizmi është një femonen shumë i gjerë, si prej ngjyrës së lëkurës, ardhjes krahinore. etj.

4. Si i trajtoni raste të tilla dhe a lënë pasoja te fëmijët?

Pasojat e bulizmit janë shumë të rënda, sa mund të çojnë edhe deri në vetvrasje, sidomos ato fëmijë që nuk e raportojnë problemin pasi kanë frikë.

5. Sa bashkëpunues janë prindërit për problemet që kanë fëmijët A keni marrëdhënie me ta për të diskutuar rreth çështjeve të ndryshme?Apo marrëdhënia mbyllet mes jush dhe fëmijëve?

Kjo është një pikë delikate, një ndër problemet që has shpesh në punën time të përditshme. Prindërit nuk janë shumë bashkëpunues. Për ne informimi është shumë i rëndësishëm. Rastet kanë specifikat e veta, ajo që vë re është dhuna psikologjike, fizike që kanë familjet shqiptare dhe pasojat i vuajnë fëmijët.

6. Është i mjaftueshëm numri i psikologëve për të mbuluar të gjitha shkollat në Shqipëri?

Një psikolog dhe një punonjës social është i domosdoshëm. Nevoja për mësuesin, psikologun punonjësin social, si në zonat rurale dhe urbane është i domosdoshëm.

Recommended