Report TV - 'Mjaft më me rrena'/ Minatorët protestë te Parlamenti, shtyhen me policinë
  • 5 years ago
Dhjetra minatorë me parulla në dorë kanë dalë në protestë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë teksa zhvillohej seancë plenare.

Minatorët kanë deklaruar se po protestojnë në lidhje me 'statusin e minatorit" për të cilin thonë se vetëm po mashtrohen dhe se pesnionet e tyre janë shumë të ulëta.

Ata kanë kërkuar që 'statusi i minatorit' të miratohet i gjithë dhe jo i ndarë vetëm në disa pika.

"Të dalin të na thonë nëse janë burra, të dalin te na thonë edhe nëse nuk na e japin. Nuk e meritojmë kemi punuar 160 metra poshtë. Ktë kërkojmë ne. Ne nuk kërkojmë pushime në Hawai", ka thënë një nga protestuesit.

Në këtë protestë ka patur edhe momente tensioni ku disa prej minatorëve janë shtyrë me policinë.
Recommended