Report TV -Zhvillohet gara 'Tirana Triathlon', atletët serbë fitojnë vendet e para

  • 5 years ago
E kthyer tashmë në një traditë të bukur, për të dytin vit, Liqeni i Farkës mikpriti garën Triathlon-it në Tiranë, një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap. Në garë morën pjesë sportistë profesionistë dhe amatorë. Në nisje të saj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti pjesëmarrësit dhe qytetarët e shumtë të ardhur në Parkun e Farkës, i cili falë investimeve të bashkisë është kthyer në një destinacion turistik e sportiv.

?Një mikpritje shumë e madhe, tipike tiranase, shqiptare, për të gjithë ata që na kanë ardhur nga Kosova, nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, madje pashë dikë edhe nga Franca, të tjerë nga Greqia. Është një aktivitet cilësor, i cili jo vetëm e ka futur Farkën në hartën sportive të qytetit, por e ka bërë Tiranën një vend tërheqës edhe për këtë lloj sporti. Një duartrokitje për të gjithë ata që na kanë ndihmuar, e vlerësojmë shumë?, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se falë investimeve, Parku i Farkës do t?i shërbejë të gjithë brezave të ardhshëm, ndërsa premtoi vijimin e punës për transformimin e kësaj zone. ?Jam i lumtur që një pjesë e itinerarit do të bëhet në këtë investim që kemi bërë për Farkën. Është bërë vetëm gjysma, për të gjithë ju që vraponi tek Liqeni do të shikoni që po hidhet gjurma e një parku që do të jetë si Parku i Liqenit pas 30-40 viteve, kur të jenë rritur kalamajtë tanë. Do të shihni shumë prej pemëve të mbjella dhe me atë rast shpresoj se do të ktheheni edhe në agjentë marketingu të parkut të Farkës?, tha ai.

Recommended