Ora News - Zgjedhjet për Urdhrin e Infermierit, dorëhiqet kandidatja, akuza për paligjshmëri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kandidatja për presidente e Urdhrit të Infermierit, Mimoza Kalaja, dha dorëheqjen ditën e zgjedhjeve, duke e quajtur procesin si të paligjshëm. Përkundër dorëheqjes së infermieres Kalaja, zgjedhjet vazhduan dhe në fund u shpall fituese Blerina Duka.

Zgjedhje të paligjshme i ka cilësuar kandidatja për Urdhrin e Infermierit,Mimoza Kalaja, ato që u zhvilluan këtë të mërkurë.

Që në fillim të procesit, infermierja e QSUT-së dha dorëheqjen e saj përballë gjithë të pranishmëve.

Mimoza Kalaja: Unë sot jap dorëheqjen nga kandidatura e Urdhrit të Infermierit sepse i quaj dhe do ti quaj deri në fund të paligjshme. Jap dorëheqjen duke qenë dhe duke vendosur të jem në opozitë. Fakultetin e Infermierisë, fakultetet e të gjitha Infermierive, i kanë pushtuar mjekët. Dhe ne nuk kemi nevojë të mësojmë mjekësi, ne kemi nevojë të mësojmë infermieri.Çfarë do tu bëjmë ne atyre pacientëve, mjekësi apo infermieri, apo do ti bëjmë kujdesje infermierore?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhjet-urdhrin-e-infermierit-dorehiqet-kandidatja-akuza-paligjshmeri

Recommended