Report Tv-'Kumbari' i Shkodrës, biznesmeni Bardhok Pllanaj lihet në burg
  • 5 years ago
Kumbari" i Shkodrës, biznesmeni 44-vjeçar Bardhok Pllanaj lihet në burg. I arrestuar dy ditë më parë për pastrimit parash, falsifikim dokumetesh dhe ndërtim pa leje, Pllanaj duhet të dilte sot përpara Gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë, por në mëngjes ka pasur komplikacione shëndetësore.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës ku edhe është dhënë masa e sigurisë nga trupa e gjyqtarëve. Arrest e burg ka qenë masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e shkallës së parë.

Biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen "Rus" me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje.

Katër vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar "Laguna e Vilunit", ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.
Recommended