Report TV - Pritej shkarkimi, kryegjyqtari i Shkodrës jep dorëheqjen dy orë përpara mbledhjes së KPK
  • 5 years ago
TIRANË - Dy orë para se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mblidhej për marrjen e vendimit ndaj kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi në kuadër të Vettingut, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen. Ai nuk kalonte asnjë prej tre shtyllave bazë të Vettingut si për pasurinë, aftësitë profesionale dhe kriterin moral. Megjithatë, dorëheqja e Zefit nuk e ka penguar KPK-në të mblidhej të vendoste shkarkimin e kryegjyqtarit të Shkodrës.

Në seancë nuk është paraqitur as avokati mbrojtës Ardian Visha. Kërkesa për dorëheqjen e gjyqtarit duhet të paraqitet pranë këshillit përkatës dhe jep efektet në fund të muajit. KPK gjeti shkelje sa i takon pasurisë së gjyqtarit Arben Zefi si dhe dyshohej i përfshirë edhe në një aferë korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit prej tij.
Recommended