Report TV - Gjykata e Shkodrës jep arrest me burg për autorin e plagosjes në Vukël

  • 6 years ago
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ?burg pa afat? për autorin e plagosjes në fshatin Vukel dy ditë më parë, Vasel Vuçinaj. Ai pas një sherri në lokal shkoi në banesë, mori automatikun dhe qëlloi 12 herë në drejtim të banesës së fqinjit, ndërsa u plagos kryefamiljari Mark Cekaj 51 vjeç.
Shkak i sherrit mësohet se ka qenë një konflikt për pronën, ndërsa u sekuestrua arma e krimit. Mark Cekaj mbeti i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. I arrestuari Vasel Vuçinaj është kryetar i Partisë Socialiste për degën në Kelmend.