Report Tv - Në Nikaj Mërtur 106 kisha mesjetare edhe të pazbuluara

  • 5 years ago
Një simpozium shkencor për zonën e Nikajt dhe Mërturit bëri bashkë studiues të ndryshëm për të vërtetuar edhe një herë, se kjo zonë, që përbëhet prej 12 fshatrash ka qenë e banuar në shekullin e tretë para erës sonë, por me pushtimin e Shkodrës në vitin 1479 turqit rrënuan gjithçka. Studiuesi Mark Palnikaj gjatë këtij simpoziumi tregon se të parët, që kanë nisur për të jetuar në këtë vend janë Nikajt edhe Mërturët, por edhe se në këtë zonë gjenden monumente të rëndësishme kulti

Në vitin 1485 turqit dërguan në Nikaj dhe Mërturë regjistruesin e taksave edhe tetë fshatra ishin pa banorë. Në këtë zonë u ngulën Nikaj dhe Mërturët e sotëm, që kanë jetuar prej katër shekujsh një miqësi së bashku. Me norma edhe zakone, është ruajtur gjuha edhe kultura, si një ishull i shqiptarizëm i pandikuar nga të huajt. Studiuesit e huaj kanë thënë që kjo zonë duhet të shpallet zonë monumentale për ta ruajtur.

Mark Palnikaj, Studiues

Recommended