Voltana Ademi për Report Tv, flet për herë të parë nga karantina: 8 ditët e para kisha probleme
  • 3 years ago
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi flet për herë të parë për mediat pasi u prek nga COVID-19. Në një intervistë për Report Tv ka rrëfyer ditët e saj në karantinë dhe simptomat që ka pasur nga sëmundja. Në ditën e 13-të të izolimit në banese Ademi ka treguar vështirësitë për shkak të komplikacioneve që u krijuan nga virusi covid19, sidomos në 8 ditët e para.

"Besoj se do jem në fazën e fundit drejt shërimit të plotë. Ka qenë e vështirë, është sëmundje e pakuptueshme si sëmundje, në n jë moment ndihesh mirë dhe më pas ke simptoma të shtuara si temperaturë, kolla, lodhja, djersitja dhe vështirësi në frymëmarrje. Jam përpjekur ta menaxhoj , kam një periudhë jo të lehtë. Ka qenë një situatë e vështirë sidomos 8 ditët e para, pot tani jam më mirë pak e lodhur por do kalojë", tha Ademi.Kryebashkiakja e Shkodrës ka pasur kritika për sistemin shëndetësor që nuk ka një protokoll të qartë të ndjekjes së pacientëve dhe mungesës së mbështetjes shëndetësore të familjeve për përballimin e kurimit ndaj COVID-19, që sipas saj është shumë i kushtueshëm.

"Sistemi ka shumë probleme në adresimin e covid-19. Sistemi i kujdesit të mjekut të familjes dhe shërbimit parësor nuk ekziston në përballimin e koronavirusit. Një i prekur nuk ndiqet në bazë të një protokolli, pjesa që lidhet me mjekimin, kontrollet, analizat e gjakut, pra ka një protokoll. Çdo pacient duhet të ketë mjekun që i jep informacionin dhe e ndjek kurimin e tij. Pjesa e mjekimit kushton shumë për COVID-19. Shteti nuk jep asnjë asistencë për këto familje që kanë të prekur, pasi kurimi është i shtrenjtë. Shërbimi shëndetësor nuk është mbështetur fare dhe kjo është e rëndë për një familje", tha Ademi.

Por në këtë situatë të vështirë nuk kanë munguar mesazhet nga kolege të pozitës dhe opozitës të cilët e kanë mbështetur në këtë situatë, por ajo ka folur dhe ngritur kritika për sistemin shëndetësorë parësorë dhe në rritjen e rolit të mjekut të familjes.

"Në momentin e parë jo se nuk e prisja të bëhej lajm, por nuk ndihesha mirë pasi jemi në një situatë sëmundje, ajo u shoqërua me një mori telefonatash, që në fillim dukeshin sikur të ngacmoni, por kanë pasur impaktin e një mbështetje. U jam përgjigjur të gjithëve nga qytetarët, bashkëpunëtorët, më kanë telefonuar autoritete të larta të shtetit i kam falenderuar", tha Voltana Ademi.

Por pavarësisht situatës së covid, zonja Ademi është pyetur edhe për politikën, duke u ndalur tek kandidim i mundshëm për deputete ajo është shprehur se do të vazhdojë detyrën si kryetare e Bashkisë Shkodër. Ndërkohe sa I takon zgjedhjeve vendore ajo ripërsërit apelin për formimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese.

Kjo është dalja e parë publike, nga kushtet e karantinës e kryetares së Bashkisë Voltana Ademi ndërkohe që është akoma ne pritje te tamponit të dytë për t'iu rikthyer me pas aktivitetit normal.
Recommended