RTV Ora - Voltana Ademi: Deputeti britanik gënjeu, nuk folëm për zgjedhjet
  • 5 years ago
#rtvora

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, përgënjeshtroi një deputet britanik që nga Kongresi i Partisë Socialiste tha se e kishte inkurajuar demokraten të mos bojkotojë zgjedhjet vendore. Ademi tha se e takoi vetëm për rreth 90 sekonda në stadium deputetin, dhe sipas saj nuk folën fare për zgjedhjet. Një përgjigje ajo e kishte edhe për Edi Ramën që e sulmoi gjatë Kongresit.

?Kur unë isha në Shqipëri në vitin 2009, Partia Socialiste ishte duke bojkotuar parlamentin, dhe unë mendoja se ishte diçka e gabuar. Në ditët e sotme jam i zhgënjyer që opozita është duke bojkotuar parlamentin duke lënë funksionet e tyre publike. Takova kryetaren e bashkisë së Shkodrës, dhe e inkurajova për një kompeticion sa më të madh mes dy partive në mënyrë që të dyja të kenë mundësi të zhvillohen akoma më tepër dhe t?i qëndrojnë parimeve të tyre".

Kjo deklaratë e kreut të grupit të miqësisë Britani-Shqipëri, deputetit John Gorgan, pasi mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste e ka surprizuar Kryebashkiaken demokrate të Shkodrës.

Voltana Ademi konfirmon një takim informal në stadiumin, Loro Boriçi, me deputetin britanik, por thekson në asnjë moment nuk është diskutuar për bojkotin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/voltana-ademi-deputeti-britanik-genjeu-nuk-folem-zgjedhjet

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended