Report TV -Pasojat e rezistencës/ Mziu dhe Voltana Ademi 1 vit burg nëse nuk lëshojnë zyrat

  • 5 years ago
ePas dështimit për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, sikundër përbetohej disa herë në ditë, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën ka nisur një aksion të ri politik, tashmë duke mbajtur me forcë zyrat e kryebashkiakëve si dhe duke bllokuar të zgjedhuri e rinj, për të ushtruar detyrën. Në disa takime me kryebashkiakët demokratë, Basha u ka kërkuar atyre të mos lëshojnë zyrat si kryetar të bashkive, me pretendimin se zgjedhjet e 30 qershorit janë të ligjshme. Më të vendosur për rezistencë janë shfaqur kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, sipas të cilëve vijimi i tyre në detyrë u konfirmuar në zgjedhjet e 30 qershorit, ku, gjithnjë sipas tyre, 85 %, nuk morën pjesë, votues të cilët PD i konsideron mbështetës të saj. Por, nëse Partia Demokratike do t?i shkojë deri në fund këtij skenari, kryebashkiakët e saj, do të përballen pasoja penale. Kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 249 i Kodit Penal parashikon që vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pra, çdo akt i përfaqësuesve të PD-LSI pas betimit të kryebashkiakëve të rinj jo vetëm është nul, por përbën edhe vepër penale. Përfaqësuesit e PD pretendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë të vlefshme dhe se zgjedhjet e ligjshme janë sipas tyre në 13 tetor, ndonëse Lulzim Basha nuk është deklaruar ende qartë nëse e njeh apo jo dekretin e fundit të Presidentit. Por, zgjedhjet janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe gjykatat e shkallët se parë, të cilat kanë njohur deri më tani mandatet për të gjithë kryebashkiakët e rinj. Gjithashtu, zgjedhjet e 30 qershorit janë njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Recommended