Ora News - Balliu mesazh Ramës për arrestimet tek Astiri: Nuk bën dot presion me lëvizje amatoreske

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Astirit bllokuan edhe këtë të enjte rrugën tek Unaza e Re, për të 26 ditë me radhë.

Deputetë të opozitës, Klevis Balliu nga PD dhe deputetët e LSI-së Endrit Braimllari dhe Silva Caka ishin në mbështetje të tyre.

Në një prononcim për mediat, Balliu dënoi arrestimet e banorëve nga policia.

Balliu: Policia e Shtetit nën urdhërat e Edvin Kristaq Ramës, ka nxjerrë fletë arrestin për Kujtim Yllin, një burrë të moshuar reth 70 vjeç të cilët këta sot padrejtësisht e kanë lënë Kujtimin në qelitë e rajonit nr 2, për aq sa kemi informacion pasi edhe informacioni që kemi se për çfarë është shoqëruar Kujtimi Ylli nuk është na është dhënë edhe pse kemi shkuar në dy rajone të ndryshme. Edhe në rajonin nr 6 edhe në rajonin nr 2.

Sipas deputetit demokrat, arrestimet e banorëve bëhen për ti trembur dhe stepur ata që të protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre.

Balliu: Këto arrestime bëhen vetëm për një arsye, për të trembur qytetarët e Unazës së Re, për ti bërë bërë presion atyre dhe familjarëve të tyre që ata të mos dalin të protestojnë për shtëpitë e tyre. Nuk ia kanë arritur dhe nuk do t'ia arrijnë, sepse për çdo banor të kësaj Unaze që ata do të arresojnë, 1 mijë të tjerë do të shtohen. Arrestimi ka ardhur si pasojë e rrëzimit të disa hekurave të një biznesmeni Salillari.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balliu-mesazh-rames-arrestimet-tek-astiri-nuk-ben-dot-presion-me-levizje-amatoreske

Recommended