Ora News - Ambasadorja gjermane: Opozita të kthehet në Parlament
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita duhet te kthehet ne parlament. Kështu ka deklaruar ambasadorja gjermane Susanne Shutz nga qyteti i Korçës.

Shutz: Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor, për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës .

Ambasadorja gjermane deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë progres në normalizimin e dialogut midis tyre.

Shutz: Ne si Gjermani kemi thënë që 6 shteteve Ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen. Qeveria federale gjermane dhe vetë kancelarja gjermane ka thënë që një ndryshim i kufijve nuk do të çonte në një zgjidhje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadorja-gjermane-opozita-te-kthehet-ne-parlament
Recommended