Ora News - Kryemadhi: Shefi i polices së plagosur duhet të shkojë në burg

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se punonjës të policisë u nxorën pa mjete mbrojtëse në protestë.

Kryemadhi: Edhe unë i uroj shërim të shpejtë polices. Rroga e tyre është 300 mijë lekë të vjetra. Hipokrizia është që shefi i asaj vajzës duhet futur në burg, pasi ka nxjerrë në resht të dytë një police të forcës "Shqiponja" që nuk është e Policisë së Rendit. Ka nxjerrë një police pa dorashka dhe pa mjete mbrojtëse. Shefi i asaj vajze duhet të mbajë përgjegjësi. Shefi i asaj vajzës dhe eprorët e asaj vajzës duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe Ministria e Brendshme duhet të nisë hetimet se si janë nxjerrë ato aty. Personat që kanë hedhur shashka janë nga provokator nga policia e shtetit për të iniciuar dhunën. Me gra dhe fëmijë nuk do të shkojë njeri të luftojë. 90% e policëve kanë probleme me legalizimet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-shefi-i-polices-se-plagosur-duhet-te-shkoje-ne-burg

Recommended