Ora News - Rruga e aksidenteve në Vlorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e sinjalistikës dhe e ndriçimit gjatë natës e ka kthyer segmentin që lidh aksin Levan-Vlorë me rrugën Transballkanike në një njollë të zezë aksidentesh. Disa gropa betoni që qëndrojnë të hapura buzë rrugës, janë një tjetër rrezik.

Segmenti që lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën Transballkanike është kthyer në një prej rrugëve më problematike në qytetin bregdetar

Por këto gropa betoni që ndodhen brenda rrethrrotullimit janë shndërruar në një tjetër rrezik.

Pak ditë më parë, një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në buzë të kësaj grope.

Aksidenti fatmirësisht nuk kishte pasoja, por bilanci mund të ishte i rëndë, nësë mjeti do të përfundonte brenda strukturës së betonit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rruga-e-aksidenteve-ne-vlore

Recommended