Rruga e aksidenteve tragjike vijon te sjelle shpejtesi te larta |Lajme-News

  • 4 years ago
E cilësuar si njollë e zezë, vendi aksidenteve tragjike dhe garave me makina, Aksi nga Sauku në TEG që të lidh Tiranën me Elbasanin vijon të sjellë shpejtësi marramendëse.
Televizioni Klan ka ndjekur një nga operacionet e Policisë Rrugore, ku shumica e shoferëve ecin më pak se shpejtësia e lejuar, por dhe nga ata që provojnë fuqinë e makinës së tyre. Tabela shënon limitin 90 kilometra në orë, por ka nga ata që i afrohen 2-fshit të saj.
Pavarësisht se janë filmuar nga radari, shoferët shpesh përpiqen të të ?shpëtojnë? nga heqja e patentës. Ky i ri po ecte me 140 km/orë pasi nxitonte të merrte një shoqe
Ka dhe nga ata raste kur i kërkojnë policit si mund të shpëtojnë pa gjobë.
Dy akset problematike në Tiranë sa i përket shpejtësisë, janë Tiranë-Durrës dhe Elbasan-Tiranë.
Policia thotë se ka një ndërgjegjësim të shoferëve që cilësohen të vjetër, por kryesisht të rinjtë janë ata që ecin me shpejtësi. Vetëm në një orë të vëzhgimit të Tv Klan u hoqën 6 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended