Report TV - Vijon rënia e gurëve në Torovicë, bllokohet rruga, banorët në panik: Të ndërhyjë shteti
  • 5 years ago
Sërish është bllokuar rruga që lidh zonën e Torovicës me qytetin e Lezhës. Rrëshqitjet e gurëve ka bërë që rruga kryesore e Torovicës të bllokohet. Ndërkohë një ditë më parë po në këtë zonë rrëshqitja e një masivi shkëmbor rrezikoi jetën e një familje të cilët u traumatizuan nga ajo se çfarë kishte ndodhur Ndërsa një vit më parë po në këtë rrugë humbën jetën 3 persona të cilët ishin duke kaluar në rrugën e Torovicës(Shiko këtu). Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e banorëve, deri tani nuk është marrë asnjë masë për sistemimin dhe ndalimin e rënies së gurëve. Janë qindra banorë të kësaj zone të cilëve u rrezikohet çdo ditë jeta.
Recommended