Report Tv-Lezhë, vijon rënia e gurëve nga mali i Torovicës, banorët

  • 6 years ago
Në zonën e Torovicës në Lezhë, vijojnë të bien gurë nga mali. Dy barinj rrezikuan jetën pak ditë më parë, pasi një gur i përmasave të mëdha u shkëput dhe ra në rrugë. Situata e krijuar ka vënë në alarm banoret e zonës, të cilët kërkojnë që të merren masa, pasi jeta e tyre është në rrezik.

Ka një shkëmb shumë të madh drejt pallatave, që nëse bie, e merr pallatin para. Problem shumë shqetësues gurët që bien nga mali.

Banor i Torovicës
1 vit më parë dy vëllëzer dhe nusja shtatzënë e njërit prej tyre humben jeten, pasi makina me të cilën po udhëtonin, u godit nga një gur që ra nga mali.Tragjedi të tilla, rrezikojnë të përsëriten në këtë zonë, nëse nuk do merren masa për të frenuar rënien e gureve.

Recommended