‘Kam hedhur 3 ton sallatë’, fermerët në Shkodër ankohen se s’ka treg: Shteti të ndërhyjë
  • 4 years ago
Fermerët në fshatin Kosmaç të bashkisë Vau i Dejës janë të detyruar të hedhin produktet bujqësore pasi pandemia ka sjell mbylljen e tregjeve. Ato tregojnë se problemet në bujqësi nuk kanë lindur tani në këtë situatë, por kjo e ka rënduar më tepër prodhimin vendas.  Mbyllja e turizimit dhe karantinimi i popullsisë ka sjell stokun e prodhimeve bujqësore të cilat nuk i rezistojnë kohës dhe mos konsumimit ndaj çdo gjë ka përfunduar në mbeturina.

?Edhe në këtë kohë pandemia problemi kryesor i fermerëve është mungesa e tregut. Kjo është thembra e akilit. Unë do të avancoja më tej duke thënë se nuk kam nevojë për subvencione, por kam nevojë për të më siguruar tregun. Më siguro tregun mi ke siguruar të gjitha. Do më motivosh për punë dhe njerëzit do të punojnë edhe natën për ti bërë këto prodhime.
Recommended