Ora News - Gjobat e Rrugores nuk ulin numrin e aksidenteve

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Prej muajit tetor policia ka gjobitur mbi 11 mijë drejtues të mjeteve dhe janë bllokuar 655 patentave për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit dhe të shpejtësisë së lartë.

Masa duket se nuk kanë ndikuar në uljen e aksidenteve.

Në muajin që lamë pas humbën jetën 19 persona 3 më shumë në tetorin e vitit të shkuar.

Për ekspertin, Artur Sulçe, kjo situatë vjen për mungesë të menaxhimit të trafikut.

Sulçe: Për shkak dhe të mosfunksionimit dhe të mosmenaxhimit të trafikut dhe njëkohësisht kam konstatuar që akoma në zonat urbane nuk ka filluar rregullimi i kryqëzimeve që të devijohen, të zvogëlohet numri i trajektoreve të cilat përplasen me njëra-tjetrën dhe përbëjnë pika konflikti.

Sulçe tha se puna e policisë do të ishte më efektive nëse do fokusohej tek këshillimi i drejtuesve të mjeteve, sesa tek ashpërsimi i masave ndëshkuese.

Sulçe: Policia zakonisht ka punuar gjithmonë për të mbushur buxhetin dhe shumë pak është kujdesur për të këshilluar sepse këshillimi te shqiptari vlen më shumë sesa një gjobitje.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjobat-e-rrugores-nuk-ulin-numrin-e-aksidenteve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended