Sita e vettingut, gjyqtari Enton Dhimitri penalizohet nga kunati i dënuar për trafik droge

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një nga kandidatët për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri, është në prag të shkarkimit nga detyra. Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konstatuar se gjyqtari nuk e ka deklaruar faktin se kunati i tij është i dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka thirrur në seancë dëgjimore gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri, i cili është njëkohësisht edhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sipas relatores së çështjes, Pamela Qirko, hetimi për këtë gjyqtar ishte bërë në të tre komponentët, pasuri, aftësi profesionale dhe integritet.

Por ndonëse në aftësitë profesionale dhe pasuri gjyqtari doli i pastër, probleme janë konstatuar në drejtim të integritetit.

Sipas realtores Qirko, Komisioni kishte marrë informacione që kunati i gjyqtarit rezultonte i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sita-e-vettingut-gjyqtari-enton-dhimitri-penalizohet-nga-kunati-i-denuar-trafik-droge

Recommended