Report TV - Arrestohet 36-vjeçari nga Tepelena i dënuar me 10.6 vjet burg për trafik droge

  • 6 years ago
Policia e Tiranës ka vijuar punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Gjatë ditës së sotme ka ndaluar shtetasin Florian Zeka, 36 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Krahes- Memaliaj. Zeka ishte i dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale ?Trafikim i narkotikëve? e kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative parashikuar nga neni 283/a/2-22. i Kodit Penal.
Nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në D.V. P. Tiranë në bashkëpunim me sektorin për Krimet e Renda të D.V.P Gjirokaster bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e personit në fjalë.

Shtetasi Florian Zeka iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Gjirokaster për veprime të mëtejshme

Recommended