Ora News - Avokati i Shtetit fut në sherr PS-në, paga më e lartë se e Kryeministrit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paga e Avokatit të Shtetit do të jetë më e lartë se e Kryeministrit. Propozimi është miratuar në Komisionin e Ligjeve, edhe pse dy deputetë të PS-së e kanë kundërshtuar propozimin.

Paga e Avokatit të Shtetit ka bërë xhelozë deputetët e mazhorancës, madje duke shkaktuar dhe ngritje të toneve në Komisionin parlamentar të Ligjeve.

Bashkim Fino dhe Bledi Çuçi kanë kundërshtuar nismën për ndryshime në ligjin për këtë institucion, duke u shprehur se rroga e titullarit shkon më e lartë se e Kryeministrit.

Bledi Çuçi: Meqë është në varësi të Kryeministrit duhet të marrë 0.95%, gati sa Kryeministri pagë, nuk qëndron.

Bashkim Fino: Avokati tjetër do të marrë 78% të pagës së Avokati të Përgjithshëm, e di sa i del? Më shumë nga paga jonë. Dëgjo Vasilika dëgjo, se e nge dorën ti pastaj për këto, se e ke dhe ti pagën më të lartë nga ne, 78%.

Një tjetër pikë e kundërshtuar është dhe ruajtja e pozicionit të punës dhe statusit deri në tre vite për komisionerët kur ata shërbejnë përkohësisht në strukturat e Ministrisë së Drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/avokati-i-shtetit-fut-ne-sherr-ps-ne-paga-e-me-e-larte-se-e-kryeministrit
Recommended