Ora News - Specialisti sportiv: Kjo kombëtare nuk ka dorë të Panuccit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kombëtarja është një krizë identiteti, sipas specialisti tsportiv, Artan Pogoni, i cili i ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" u shpreh se Panucci nuk ka dhënë asnjë gjë për këtë skuadër.

"Panucci në kohën e vet ishte një nga mbrojtësit më të fortë. Një mbrojtës që nuk të linte hapësira. Ndërkohë si trajner nuk di të bëj një mbrojtje të një ekipi. Për një skuadër të vogël si e jona, mbrojtja është një nga repartet më të forta. Kombëtarja është rikthyer në vitet '90, ku pësonim 3 apo 4 gola. Shikoj lëvizje të futbollistëve të shpeshta, lëvizin andej-këndej, nuk flasin me njëri-tjetrin. Nuk kanë bashkëpunim. Por kush do e bëj këtë gjë realitet. Në kombëtare nuk ka ende shenja të dorës së Christian Panuccit."-tha Pogoni.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/specialisti-sportiv-kjo-kombetare-nuk-ka-dore-te-panuccit

Recommended