Ora News - Bora sjell gëzim e probleme, në Dardhë vërshojnë turistët, por bllokohet rruga

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas reshjeve të dëborës janë shfaqur edhe problematikat e para në zonat malore të Juglindjes. Në Dardhë të Korçës, trashësia e dëborës ka arritur në 40 cm e për pasojë lëvizja behët vetëm me zinxhirë. Vështirësi hasen edhe në zonat malore të qarkut të Elbasanit, kryesisht në Gramsh. Si pasojë e stuhive janë raportuar edhe ndërprere të energjisë elektrike

Dëbora e parë mbuloi qytetin e Korçës, ndërsa zonat malore të qarkut u shfaqën problematikat e para.

Në Dardhë, ku trashësia ka arritur deri në 40 centimetra, dëbora është një ftesë për turistët që këtë fundjavë janë të shumtë.

Por jo të gjithë po arrijnë në fshatin turistik.

Ky grup studentësh nga Elbasani mbeti në mes të rrugës, pasi autobusi me të cilin udhëtonin nuk ishte i përgatitur.

Ndaj një pjesë e turistëve u ngjitën në këmbë deri në majën e Bigëllit.

Reshjet janë intensive në të gjithë qarkun.

Veç rrugës së Dardhës, vështirësi ka edhe në segmentet Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Kapshticë.

Ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët dhe të tregojnë kujdes maksimal

Problemet e para janë shfaqur edhe në zonat e thella të qarkut të Elbasanit, kryesisht në Gramsh ku janë regjistruar reshje intensive

Në Rovje të Gramshit trashësia e dëborës po arrin deri në 30 cm dhe janë shfaqur probleme në qarkullimin në rrugë.

Rruga Elbasan-Qafë-Thanë nuk ka asnjë problem me qarkullimin.

Ndërsa në Librazhd reshje janë regjistruar në fshatrat e thellë malore në kufi me qarkun e Dibrës, ku reshjet nisën që të shtunën.

Reshjet e dëborës kanë sjellë edhe problemet e para të furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë moti i keq është reflektuar edhe në det, ku për pasojë është pezulluar puna në portin e Sarandës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bora-sjell-gezim-e-probleme-ne-dardhe-vershojne-turistet-por-bllokohet-rruga

Recommended