Bllokohet brenda shtëpisë, 25-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të dytë falë ndihmës mjekësore

  • 5 years ago
Një nënë e re, e cila është bllokuar nga dëbora brenda shtëpisë, ka lindur këtë të mërkurë fëmijën e saj të dytë në fshatin Labinot-Katund falë ndihmës së stafit të Qendrës Shëndetësore së Elbasanit.

Një infermiere e kësaj qendre, e cila është transportuar në zonën e thellë malore nga një ambulancë që ka qarkulluar me zinxhirë, ka ndihmuar nënën e re të sjellë në jetë fëmijën e saj në ambientet e shtëpisë.

Report Tv mëson se 25-vjeçarja ka lindur pa ndërlikime dhe se është transportuar më pas në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm .

Recommended