Lindi fëmijën nga përdhunimi/Rrëfen 41 vjecarja: Nuk u ktheva kurrë në atë shtëpi të mallkuar
  • 4 years ago
Nuk kishte mbushur ende 17 vjece asokohe, dhe kur të gjithë bashkomoshatërët luanin me njëri-tjetrin, ajo përjetoi një dramë që po e perndjek gjithë jetën. Quhet Fatbardha Hoxha, e lindur në qytetin e Lushnjes, dhe në kohën kur duhet të ndiqte ëndrrat e saj ajo bje pre e një përdhunimi I cili e damkosi gjithë jetën. Këtu është piknisja e një rrugëtimi të trishtë, pasi nga ky përdhunim vjen në jetë një djal, ekzaktësisht në 9 maj të vititt 1996. Por fatkeqësisht Fatbardha nuk mundi asnjëhërë ta përqafonte pasi familjarët refuzuan ta njohin. Vetëm një javë më pas, 17 vjecarja asokohe, del nga spitali me premtimin se foshnjen do ta merte pas disa ditësh pasi nuk ishte në gjëndje të mirë shëndetësore, gjë kjo e cila rezultoi një mashtrim nga ana e familjarëve, dhe më 11 mja të vitit 1996, foshnja rezulton I vdekur.Por cfarë ka ndodhur në të vertetë me foshnjen e quajtur Elton? Pse nuk u tregua anjehërë e vërteta dhe në rast se ka humbur jetën, përse nuk ka një vend ku prehet?Sipas verifikimeve të bëra nga fatbardha, nuk ka asnje dokument që dëshmon vdekjen e foshnjes, madje asnjë vend nuk mban emrin e tij edhe në rast së është ndar nga jeta.Vetëm disa muaj më pas, për shkak të gjëndjes së rënduar, adoleshenten atë kohë e strehoi tezja e saj, dhe kur gjithcka dukej se po normalizohej, fatbardha pëson një aksident, nga I cili I ofrohet ndihmë për tu larguar drejtë Italisë, vend në të cilin vazhdon të jetoj ende, dhe është bër nënë e një e një vajze 17 vjecare.Sot Fatbardha ëshët 41 vjece dhe i drejtohet emisionit ?Pa Gjurmë? në kërkim të djalit të saj 24 vjecar, ku kujtimi I vetëem që ruan është e qara e dëgjuar nga larg.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Recommended