Ora News - Panucci në prag ndeshje: U kam kërkuar lojtarëve të bëjnë lojë ofensive

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vigjilje të ndeshjes Shqipëri- Skoci, të vlefshme për Ligën e Kombeve, trajneri Christian Panucci doli në konferencë për shtyp ku zbuloi se ajo se çfarë do t'i kërkoj skuadrës edhe në këtë takim është loja ofensive, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të marrë një rezultat pozitiv.

"Ndeshja duhet punuar për të shënuar. Në Izrael kemi pasur raste, pavarësisht finalizimit. Kemi taktika që do të përshtaten me ndeshjen. Shpresojmë në fitore. Që kur kam qenë këtu, i kam inkurajuar lojtarët.Nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër, i kam kërkuar që të luajnë sa më shuam ofensiv, nesër do t?i kërkoj të fitojnë."

Tekniku italian bie dakort se një nga problematikat e ekipit të tij është mungesa e komunikimit në fushën e blertë.

"Është e vërtetë, skuadra nuk komunikon shumë. Duhet ta bëjnë më shumë, këtë e dinë edhe lojtarët. Nëse arrijnë ta bëjnë, do të jetë shumë mirë. Shpresojmë që nesër të shohim djemtë që të flasin më shumë, do i ndihmojë shumë me rezultatin."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/panucci-ne-prag-ndeshje-u-kam-kerkuar-lojtareve-te-bejne-loje-ofensive

Recommended