Ora News - Braçe kërkon Ahmetaj në Kuvend: Kam 5 javë që e kam kërkuar në interpelancë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita bojkotoi edhe këtë të enjte punimet e seancës plenare.

Punimet e Kuvendit nisën me një vërejtje të deputetit dhe kreut të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, i cili i tërhoqi vëmendjen Ministrit Ahmetaj për mosparaqitjen e tij në një interpelancë të kërkuar prej tij.

Erjon Braçe: Prej 5 javësh i ka adresuar Kuvendit një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë. Sipas nenit 80 të Kushtetutës është e përcaktuar qartë, kryeministri dhe Ministri i thirrur në intepelancë nga një deputet apo grup deputetësh është i detyruar të përgjigjet brenda 3 javësh në sallën e Kuvendit. Kanë kaluar dy të enjte dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë ende nuk paraqitet në interpelancë me një çështje shumë konkrete dhe shumë të qartë për të dhe mbi të gjitha me interes publik për qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/brace-kerkon-ahmetaj-ne-kuvend-kam-5-jave-qe-e-kam-kerkuar-ne-interpelance
Recommended