Ligji i sportit, Braçe për Ahmetajn: Kam 5 javë që e pres për interpelancë! Ruçi: Ka qënë i ngarkuar
  • 6 years ago
Tirane- Në nisje të seancës së Kuvendit, fjalën e ka marrë i pari Erjon Braçe, i cili ka kërkuar me urgjencë një interpelancë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetajn, kërkesë kjo e përsëritur siç tha ai, pas një korespondence disa mujore me shkresa mes tyre.

?Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. Është neni 80 i Kushtetutës jo pika 80 e dëshirave të mia. Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh?

Erjon Braçe
Kërkesës së Braçes i është përgjigjur kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili e ka justifikuar ministrin Ahmetaj.

?Është kthyer mbrëmë vonë ministri. Ka qënë jashtë shtetit për Eurobondin, ka qënë i ngarkuar. Kërkesa juaj do reflektohet?

Gramoz Ruçi
Recommended