Nora Malaj tregon eksperiencën me Covid-19: Kam qenë 17 ditë në kllapi, pa dëshirë për të ngrënë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Ish-zv. ministrja e Arsimit, Nora Melaj në një intervistë për RTV Ora, rrëfeu eksperiencën e saj me Covid-19.

Ajo tha se në fillim mendoi se ishte ftohur pasi u ndje e dobët fizikisht.

Malaj shtoi se pas pak kohe iu rrit temperatura dhe nuk po merrte dot frymë, biles edhe duke humbur edhe shijimin.

Nora Malaj: Nuk e mendoja se Covid-19 mund t trokiste në derën time. Ky vit nuk ka qenë i mbarë për mua, humba prindërit e bashkëshortit dhe në kulmin e pandemisë ndenja afër nënës time e cila dyshohej se mund të ishte e infektuar, por nuk rezultoi kështu. Pastaj vjehrrit humbi jetën nga mosha dhe në një mënyrë ishim të mësuar që shtëpinë ta kishim të izoluar. Prandaj mendoja se e kishim fituar këtë betejë, duke pasur kontakte të pakte me njerëzit dhe duke ruajtur distancë.

Por një ditë të bukur, në datë 23-24 u ndjeva paksa e dobët dhe mendova se isha e ftohur nga vapa e kondicionerët. Në fakt po shikoja se temperatura po rritej dhe kisha simptoma jo normale. Duke qenë se jam me diabet, më bëri të kuptoja se me kalimin e kohës po rritej dhimbja, nuk mbushesha dot me frymë dhe më iku shijimi. Po ashtu, më dhembnin kockat, kisha një kollë të thatë në laring. Temperatura mu rrit shumë deri në 39 duke më bërë më të dobët.


Malaj tha se u lidh me mjekun Pëllumb Pipero dhe ai e këshilloi që të bënte analizat.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/nora-malaj-tregon-eksperiencen-me-covid-19-kam-qene-17-dite-ne-kllapi-pa-deshire-per-te-ngrene/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended