Rudina - Orinda Huta tregon eksperiencen e re si moderatore e "Jo vetem mode"! (04 tetor 2018)
  • 6 years ago
Orinda Huta nisi rrugëtimin e saj në Tv Klan vetëm 5 ditë më parë si moderatore e emisionit ?Jo Vetëm Modë?. Ndryshe nga sezonet e kaluara Orinda paralajmëroi se ky sezon do të vijë me risi dhe një prej tyre ishte të moderimi në terren, duke i ?prekur? edhe detajet më të vogla.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu eksperiencën si moderatore në Tv Klan. Ajo tregoi se kishte nisur punën prej kohësh për përgatitjen e puntatës së parë dhe se ky emision i ka dhuruar mjaft emocione.



 ?Unë ndihem mirë më terrenin dhe në këtë lloj formati vjen më bukur. Mendoj se ky lloj formati mbytet në studio. Shpresojmë që edhe në të ardhmen të qëndrojmë me të njëjtin ritëm dhe të ecim në rrugët e Tiranës, por jo vetëm. Të flasim rreth stilit, arkitekturës, reportazhe për familjet e vjetra shqiptare dhe gjithçka tjetër. Do futemi më thellë në histori. Në episodin e parë të ?Jo Vetëm Modë? u ndjeva shumë mirë. Ne kishim disa ditë që përgatiteshim, ka qenë plot emocion, por çdo gjë është çuar në limitet e kohës?, tha moderatorja./tvklan.al
Recommended