Report TV - Ligji për ndalimin e basteve, Braçe zbulon mesazhet: “Do të merremi me fëmijët tuaj”
  • 5 years ago
TIRANË- Gjatë diskutimeve për votimin e ligjit për lojrat e fatit, kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka treguar për herë të parë përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që ai dhe kolegët e tij kanë marrë.

Braçe ka rrëfyer se atij dhe kolegëve të tij, në telefon i ka mbërritur një mesazh: Po na hiqni bukën e fëmijëve, kështu që edhe ne do merremi me fëmijet tuaj. Sipas tij, ky ishte konteksti i çdo mesazhi që sikur ishte shkruar nga e njëjta dorë.

Pothuajse e dërguar nga një dorë. Kush nga ju mendon se jemi të dobët po mendoni gabim. Nuk na paskeni njohur, ne nuk heqim dorë nga betejat tona.

Erjon Braçe, deputet i PS-së
Recommended