Sport vendi, prag ndeshje java 33 (12 Maj 2000)

  • 4 years ago
Të gjitha ndeshjet e javës së parafundit të kampionatit tonë kombëtar të futbollit për kategorinë e parë kanë vlerat e tyre. Por disa takime janë përcaktuese përsa i përket renditjes. Për titullin kampion dhe për ti shpëtuar rënies nga kategoria. Kampionët e Tiranës do të udhëtojnë për në Gjirokastër ku nesër do të ndeshen me Shqiponjën e cila ka bërë një paraqitje të mirë këtë sezon duke qënë pranë skuadrave të kreut.
Kampionët e kanë besuar këtë takim me përgatitjet e tyre serioze. Në stërvitjen e fundit në Tiranë ne i morëm disa mendime trajnerit Shkëqim Muça dhe kapitenit Krenar Alimehmeti.
" Të tre ekipet që pretendojmë kemi ndeshjet jashtë dhe janë ndeshje të rëndësishme për të treja. Megjithatë shohim ndeshjen tonë. E kemi vlerësuar përballë një kundërshtari që është i denjë por mendoj që motivi jonë është më i lartë. Ne jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje dhe mendoj që kemi dhe gjendje të mirë dhe që të treja janë ekipe dinjitoze për titullin. Ne bëjmë llogaritë tona dhe mendoj gjthmonë që të dyja ndeshjet që kemi ti fitojmë për tu shpallur kampion."
"Për takimin me Gjirokastrën mendoj se ishte një takim tepër i vështirë dhe për këtë ndeshje ne jemi përgatitur shumë. Mendoj që repartit më kryesor për ne është mbrojtja. Kryesisht këtë javë të shohim të mos cënohemi."
Jashtë fushave të tyre do të luajnë dhe dy pretendentët për titull si Teuta e Durrësit në Peqin me Shkumbinin dhe Tomorri i Beratit me Tiranën dhe Partizanin që ndodhet në fundin e renditjes dhe shpreson për një rezultat pozitiv. Në skuadrat e kryeqytetit më e qetë është Dinamo e cila renditet në mesin e saj dhe do të luajë në bazë me ekipin e Bylisit. Elbasani-Flamurtari është takimi i fundit për këto dy skuadra që luftojnë për ti shpëtuar rënies nga kategoria.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/