Sport, deklarata e Ministrit Rama (16 Maj 2000)

  • 4 years ago
Përmes një deklarate të publikuar sot Ministri Rama veçon kompromentimin e edicionit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit si pasojë e një vazhde të pandërprerë të parregullsisë dhe shkeljesh të etikës sportive. Në deklaratën e tij Ministri Rama ndalet dhe në zhvillimet negative të së shtunës së kaluar ku u arrit të manipulohej kampionati kombëtar përmes një shtyrje pa asnjë arsye të ndeshjes Partizani-Tomorri.
Nisur nga vendimi arbitrar i Presidentit të Federatës Papadhopuli, për të shtyrë kampionatin dhe mbledhjen e Asamblesë së Përgjthshme të Futbollit, pas vdekjes aksidentale dhe pa asnjë lidhje me aktivitetin futbollistik rë rë ndjerit Luan Zylfo, Ministri Rama i sygjeron komitetit ezekuziv të Federatës të mblidhet dhe të shohë me gjakftohtësi vendimin e presidentit, që është vendim i këtj komiteti dhe jo i presidentit.
Sipas Ramës, digasteri që ai drejton do të mbikqyrë nga afër Federatën Kombëtare të Futbollit dhe do të mbajë lidhje me komunitetin ekzekutiv në këtë periudhë të vështirë për të gjithë masën e punonjësve të lëvizjes së ndershme futbollistike shqiptare për të gjithë presidentët e klubeve që derdhin të ardhurat e tyre në të mirë të futbollit. Për të gjithë trajnerët dhe lojtarët, spordashësit dhe gazetarët sportivë që sipas tij ndihen të nëpërkëmbur dhe të tallur nga mungesa e seriozitetit të kampionatit.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended