Pal Dajci reagon ndaj akuzave te Ministrit Poci (31 Maj 2000)
  • 4 years ago
Ngjarja e Laçit ku disa ditë më parë u mor peng shefi i policisë ka ndezur debate të ashpra politike. Pas një incidenti të rëndë që erdhi si pasojë e bllokimit të disa personave, forca të shumta policie u përqëndruan në qytetin verior për të kapur shkaktarët e ngjarjes. Policia ka deklaruar se është e vendosur për kapjen e kriminelëve dhe Partia Demokratike proteston ndaj terrorit të policëve me maska ndaj njerëzve të pafajshëm.
Dje Ministri i Rendit Spartak Poçi ka deklaruar se politikanë të opozitës kanë marrë në mbrojtje elementë kriminal. Sipas deputetit të Laçit Pal Dajçi i cili ka qënë në krye të protestave që janë zhvilluar atje ditët e fundit, Poçi do të përgjigjet në Prokurori për akuzën e bërë.
" Meqënëse gëzoj dhe funksionin e nënkryetarit të mandateve unë ia heq atë mandatin dhe imunitetin vetes dhe jam i gatshëm që përpara Prokurorisë të dëshmoj dhe të hedh poshtë akuzën e Ministrit Poçi. Unë tani po mbledh faktet, do të bisedoj dhe me juristë për të denoncuar në Prokurori akuzën që Poçi ngre ndaj meje dhe do të shohim nëse Gjykata do ta nxjerrë çeshtjen ashtu drejt siç unë e mendoj".
Dajçi u shpreh se do të jetë përsëri në krye të protestave që do të vazhdojnë deri në largimin e shefit të Komisariatit të Laçit.

Gazetare: Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended