Report Tv-Takimi në Bruksel, Mogherini: Shqipëria duhet të thellojë reformat

  • 6 years ago
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini deklaroi në Takimin e Dhjetë të Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit se Shqipëria ka një rol mjaft konstruktiv për dialogun në rajon e për këtë arsye, BE ka pritshmëri të larta. Ajo u shpreh se puna midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë do të vazhdojë, pasi edhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar kanë qenë të mira.

Shqipëria duhet të thellojë reformat që ka nisur dhe e rëndësishme është që reformat të zhvillohen përmes dialogut politik.

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian
Pyetjes ndaj dekretimit të lënë pezull të gjeneralit Sandër Lleshaj, Federica Mogherini iu përgjigj se Bashkimi Evropian e ka diskutuar çështjen në fjalë dhe se për të është mjaft e rëndësishme që Ministria e Brendshme të funksionojë normalisht dhe në mënyrë të pandërprerë.

Ministri i Punëve të Jashtëm, Ditmir Bushati iu siguroi vendeve të Bashkimit Evropian se Shqipëria është e vendosur në rrugën që ka ndërmarrë. "Jam i gëzuar që ka një ecuri përsa i përket reformave, sidomos Reformës në Drejtësi. Vettingu ndaj gjykatësve dhe prokurorëve ka sjellë frytet e para duke adresuar kështu mungesën e besimit që qytetarët kishin në institucionet e drejtësisë", u shpreh më tutje Bushati.

Teksa u ndal tek operacionet e fundit të policisë për goditjen e bandave kriminale, ai tha se këto zhvillime janë inkurajuese.

Recommended