Ora News - Shqipëria dhe Maqedonia marrin rekomandimin, Mogherini: Të vazhdohet me reformat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa po vazhdohet puna me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën. Përfaqësuesja e lartë e BE, Federika Mogherini tha se vazhdimi i reformave aktuale duhet të vazhdojë në të gjitha vendet dhe fushat.

Mogherini: Partnerët në rajon kanë kryer reforma mjaft të rëndësishme në të gjitha fushat dhe kanë modernizuar ekonomitë e tyre. Nga 6 partnerë të Ballkanit Perëndimor, 2 vende Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë në negiociata. Sot komisioni rekomandon që Këshilli të vendosë të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po kështu po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnjë Hercegovinën, po kështu edhe me Kosovën po punojmë për një progres në bazë të marrëveshjes së stabilizim asocimit që kemi me ta. Natyrisht vazhdojmë dhe personalisht vazhdoj që të lehtësoj marrëdhëniet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, përfshi edhe arritjen e një marrëveshje ligjore.

Ky është një proces kështu që ruajtja dhe thellimi i reformave aktuale duhet të vijojë në të gjitha vendet partneret dhe në të gjitha fushat sidomos në fushën e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, institucionet demokratike dhe reformës në administratën publike, zhvillimi ekonomik dhe rritja e konkurrueshmërisë. Vendet duhet dhe jam e sigurt që do të sigurohen që reformat do zbatohen në mënyrën e duhur dhe do të dëshmojnë një historik rezultatash konkrete jo sepse e kërkon Burkseli, por janë qytetarë te Rajonit që presin këtë nga institucionet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/integrimi-i-rajonit-mogherini-te-vazhdohet-me-reformat

Recommended