Ora News - Eurodeputetja qipriote, Eleni Theoharos non grata në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria shpall non grata eurodeputeten qipriote, Eleni Theoharos.

"Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremistë të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare" tha Glevin Dervishi Keshilltar per Rajonin i Ministrit Bushati në një deklaratë për median sot (10 nentor) nga Ministria e Jashtme.

Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous.

MPJ i propozoi ministrise se Brendshme shpalljen non grata

Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous pas bashkeveprimit nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara.

"Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ" vijon deklarata.

Ne Bularat manifestim sfidues, provokim agresiv

Në deklaratë ministrisë së Jashtme nënvizohet se "Shfaqja e orkestruar si nje provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurisë e qetësisë publike të Republikës së Shqipërisë, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje për përçarje mes qytetarëve shqiptarë me kombësi shqiptare e greke, ishte e papranueshme për shtetin e për shoqërinë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shpallet-non-grata-eurodeputetja-qipriote-eleni-theoharos

Recommended