Ora News - Ironia e Finos Presidenca do shpenzojë më pak, nuk do vijnë njerëzit non grata

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shpallja non grata që Presidenti i bëri ambasadorit të OSBE ka marrë vëmendje edhe në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimeve për buxhetin 2020.

Deputeti socialist Bashkim Fino tha se Presidenca do ketë më pak shpenzime në kushtet kur ka nisur shpallja non grata e përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.

Ky reagimi Finos u bë pas evidentimit se Presidenca nuk ka realizuar ende shpenzimet financiare të vitit të kaluar.

Bashkim Fino: ?Jeni të përkëdhelurit e Ministrisë së Financës dhe mirë bëni në fakt. Më shqetëson fakti që shikoj këtu që 602 mallra dhe shërbime keni planifikuar sipas aktit normative 125 milionë lekë dhe brenda 10 mujorit keni realizuar 71.6 milionë lekë. Pra keni edhe një pjesë tjetër shumë të konsiderueshme për dy muaj. Kjo do të thotë se është një sasi e madhe që nuk mund të konsiderohet dot për dy muaj por duhet të kemi parasysh edhe qëndrimet politike të presidentit që shumë njerëz janë non grata dhe nuk mund të vijnë.?

Ndërkohë përfaqësuesi i Presidencës kërkoi fond shtesë për sa i përket dixhitalizmit të dokumenteve.

?Është një projekt, investim që do të jetë për të ardhmen në mënyrë që institucioni i Presidencës të ketë dixhitale të gjitha dokumentet.?

Diskutimet pati edhe me përfaqësuesin e KQZ i cili kërkoi fond shtesë për blerjen e dy furgonave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ironia-e-finos-presidenca-do-shpenzoje-me-pak-nuk-do-vijne-njerezit-non-grata

Ndiqni emisionin këtu:
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended