Report TV -Pelegrinazhi në malin e Tomorit, Baba Mondi: Njerëzit s'i ndalojmë dot, vijnë të luten

  • 4 years ago
Festa e bektashinjve në Malin e Tomorit ka hyrë në ditën e dytë. Në Teqenë e Kulmakut këtë vit numri i besimtarëve ka arritur në 300 mijë, ndërsa shifra pritet që të rritet akoma më shumë në 3 ditët në vijim.

Kryegjyshi Botëror i Bektashianeve Edmond Brahimaj, referuar situatës së shkaktuar nga COVID-i dhe masat që janë ndërmarrë, u shpreh se nuk beson se do të ketë infektime dhe se njerëzit po luten që kjo e keqe të marrë fund."Zoti do të japë paqe dhe dashuri. Njerëzit nuk i ndalojmë dot, e kanë dashurinë ndaj Zotit dhe të mirës. Janë marrë masat për COVID-in, është ërë dezinfektimi i zonës.

Njerëzit janë në natyrë dhe nuk besoj që do të ketë infektim. Prandaj vijmë e lutemi që kjo e keqe të marrë fund njëherë e mirë" tha ai. Edmond Brahimaj tha se beson se numri i besimtarëve që do të shkojnë këtë vit në malin e Tomorit do të arrijë 400 mijë.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë,në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Recommended