BOOM: Apeli Shkodër pa sistem fonie, i hap rrugën abuzimeve me proceset gjyqësore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre ditë më parë, emisioni investigativ "BOOM" solli denoncimin e Mehmet Dautit nga Shkodra, të cilit Gjykata e Apelit Shkodër i kishte mbyllur çështjen gjyqësore që kishte për mosprezencë, ndërkohë që ai ishte paraqitur, por pretendon se sekretarja nuk e ka thirrur.

Marrë shkas nga kjo, "BOOM" identifikoi një tjetër problematikë të kësaj gjykate.
Edhe pse Gjykata e Apelit në Shkodër është një investim mijëra euro, aty mungon gjëja me kryesore, sistemi i fonisë.

Kjo i hap rrugën shume abuzimeve pasi zhvillimi i gjyqit varet nga toni i zërit të Sekretares.

Palët mund të mos e dëgjojnë Sekretaren kur thërret dhe gjyqi mbyllet për mosparaqitje te palëve, por mund të këte edhe raste kur Sekretarja mund të mos thërrasë palët dhe ngre pretendimin se nuk është dëgjuar.

Vetë kryetari i Gjykatës Apelit Shkodër në një pronocim për gazetaren e "BOOM" lidhur me rastin e Mehmet Dautit, shprehet:
"Rastin e tij e kam pas parasysh. Kam hetuar. Kërkoi edhe ato pamjet filmike që ky ka hyrë në gjykatë. U konsultuam dhe me ligjin, por ligji nuk e lejon që ne ti japim këto, përveçse organet e hetimit. Nuk do të ndërhyhet në kamera. Ai ka qenë, nuk është se mohohet. Problemin e fonisë do ta rregullojmë me fondet e vitit që vjen. Qytetarit i është vendimi, nuk mund të ndërhyj në vendim, as nuk mund të prishet".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-apeli-shkoder-pa-sistem-fonie-i-hap-rrugen-abuzimeve-me-proceset-gjyqesore